Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Momenti kur hoxha dëgjoi zërin e Amsera Rekës nën gërmadha

nga Revista Kosovarja

Orteku i borës në Restelicë të Dragashit ishte tragjik për fshatin dhe banorët, sidomos për familjen Reka, e cila i humbi të gjithë anëtarët e familjes, përveç vajzës Amserës, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat.

Mbi artikull

Por është një moment trishtimi se si hoxha i fshatit e përshkruan ngjarjen kur gjatë kërkimit të të mbijetuarve, e kishte dëgjuar zërin e një fëmije.

Hoxha insistonte se familja Reka i kishte katër anëtarë të familjes dhe kërkonte që të vazhdojnë kërkimet edhe për vajzën.Amsera Reka e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Amsera momentalisht jeton në Itali te disa të afërm të saj.Për më tepër, sot bëhen nëntë vjet nga tragjedia në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit.

Orteku i borës kishte mbuluar disa shtëpi të familjes Reka, më 11 shkurt 2012, ku ua mori jetën 10 anëtarëve të kësaj familjeje, ndërsa vajza e vogël Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.

Amsera ishte zhvendosur fillimisht te të afërmit e saj në Prizren. Në ditët e para pas tragjedisë, tashmë ish-presidentja Atifete Jahjaga i kishte ndarë Amserës një fond prej 10 mijë euro.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan po ashtu dhjetëra shtëpi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]