Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Momenti prekës i Beatrix Ramosajt: nëna e saj përfundon kimioterapinë e fundit

nga Revista Kosovarja

Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një nga çastet më emocionuese të jetës përmes një Instastory. Këngëtarja bëri të ditur se nëna e saj ka përfunduar zyrtarisht seancën e fundit të kimioterapisë, një hap shumë domethënës në betejën e saj me sëmundjen.

Mbi artikull

Trixa tregoi se stafi mjekësor e surprizoi nënën e saj me zile, brohoritje dhe shumë përqafime, duke e shndërruar këtë moment në një kujtim të paharrueshëm. Infermieret festuan këtë arritje të rëndësishme, duke krijuar një atmosferë plot dashuri dhe shpresë.

Në video shihej qartë emocioni i madh që përjetuan të gjithë të pranishmit, teksa lotët e gëzimit nuk munguan. Vetë Beatrix theksoi se ky moment do të mbetet përgjithmonë në zemrën e saj.

Ky lajm ka prekur shumë fansa, të cilët i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të plotë familjes së saj, shkruan Kosovarja.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]