Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Monedha e arit shitet 3.4 milionë dollarë

nga Revista Kosovarja

jo monedhë floriri e vitit 1609, tashmë konsiderohet si monedha më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në Europë. U shit të hënën në një ankand në Gjenevë për 3.4 milionë dollarë. Monedha ka një peshë prej 339 gramësh dhe është emetuar në Spanjë në kohën e mbretit Filip i Tretë. Ish-monedha spanjolle Centen u prodhua në Segovia, nga ari i sjellë nga pushtuesit spanjollë që shkuan në Amerikë.

Monedha u prodhua si demonstrim i pasurisë dhe pushtetit mbretëror dhe ka vlerën e disa pagave vjetore.

Është më e madhja në historinë moderne evropiane, siç tha themeluesi i Numismatica Genevensis, ku u zhvillua ankandi. E humbur për disa shekuj, ajo u shfaq në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950, ku një koleksionist nga Nju Jorku e bleu përpara se t’ia shiste një blerësi spanjoll një dekadë më vonë. Rekordin e mëparshëm për vlerën e një monedhe europiane e mbante 100 dukatëshi i Perandorit të Perandorisë së Shenjtë Romake, Ferdinand III, me vlerë 2.42 milionë dollarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]