Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Monika nuk lëvizë nga vendi kur Fifit i bie të fikët

nga Revista Kosovarja

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, kohët e fundit është bërë kryefjala e mediave rozë pothuajse çdo ditë.

Mbi artikull

Këngëtarja që është futur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ka prodhuar shumë lajm.

Ndëkraq në prime-in e fundit ndodhi diçka që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në asnjë spektakël “live”.

Këngëtares i ra të fikët, kjo për shkak të një debati që pati me opinionistën e emisionit Balina Bodinaku, Fifi ishte shumë e ngarkuar emocionalisht në ato momente dhe si duket nuk mundi të përballonte dot më shumë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo ngjarje ndau në kampe publikun, ku një pjesë e tyre po e mbështesin pafund Fifin, ndërsa pjesa tjetër po e kritikon shumë ndërkaq ka prej atyre që mendojnë se kjo ishte vetëm një aktrim nga këngëtarja.

Megjithatë, ajo që ra në sy së fundmi në një video ku shihet pastër momenti kur Fifit i bie të fikët është qëndrimi i Monika Lubonjës.

Ajo nuk lëvizë nga vendi kur këngëtarja humb ndjenjat. Se pse ajo nuk reagoi, kjo ende nuk dihet. /Kosovarja/

Më poshtë mund ta shihni videon:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]