Monika Salihu bëri një rrëfim emocional në spektaklin e fundit në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo tregoi për fëmijërinë e vështirë si dhe për sëmundjen e rëndë të vëllait të saj, Mentorit.
Ndonëse nuk pushonte së qari, këngëtarja zbuloi shumë sakrifica që ka bërë në të kaluarën.
Sportistja me këtë rast mori një mesazh nga i vëllai, i cili tha se është krenar me të dhe lojën e saj.
“Përshëndetje Monikë, përshëndetje të gjithëve. Motra ime unë kam qenë pak kundër hyrjes tënde në Big Brother, vetëm për një arsye. Ajo është lojë dhe shpesh lojtarët kalojnë në bullizime ofendime dhe ti nuk je ajo”, u shpreh ai.
I njëjti tutje theksoi: “Po të përcjelli që tri javë gjatë gjithë kohës, vazhdo me qenë e sinqertë, vazhdo me qenë vetvetja. Unë gjithmonë do të përkrahi, të dua shumë dhe të përqafoj”.
Monika ndërkohë u emocionua tejet shumë dhe filloi të qante duke i thënë se i mungon.