Dy ditë më parë Morena Taraku publikoi një video të babait të saj.
Këngëtarja ka bërë të ditur se ka pranuar mesazhe të shumta nga ndjekësit të cilët e kanë pyetur për gjendjen e tij shëndetësore.
Mirëpo, Taraku ka treguar se ajo video është e një viti më parë dhe se ai tani është mirë.
“Faleminderit për interesimin, videoja ishte e një viti më parë. Ai është mirë dhe po ia del shkëlqyeshëm”, ka shkruar Morena.Morena Taraku këtë periudhë pandemie globale po e kalon në shtëpinë e saj në Turqi ku dhe po merret me realizimin e projekteve të reja.