Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Morena vet n’buzë pishine me mesazhin- rrini n’ shpi

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, përkundër izolimit nuk po qëndron e heshut pa shkaktuar zhurmë në media.

Mbi artikull

Së fundmi ajo u përfol shumë për këngën dhe klipin e saj më të ri “F*ck your location”, që erdhi si një ‘diss’ për të gjithë ata që u tallën me të muaj më parë lidhur me publikimin e disa audioincizimeve të famshme, ku protagoniste ishte vet modelja.

Morena ndërkohë po vazhdon të promovojë këngën e saj të re vazhdimisht në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi apo sekuenca nga klipi.

Moneytizer Paragrafi 4

Së fundmi, Taraku publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me bikini, ku shfaqte linjat e saj atraktive pranë pishinës luksoze në shtëpinë e saj.

Kjo fotografi është realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri, në të cilin nuk ka hezituar që të shfaqet mjaft e ekspozuar dhe provokuese.

“Qëndroni në shtëpi dhe dëgjoni ‘F*ck your location’”, shkroi Morena në mbishkrimin e këtij imazhi.

Ajo përndryshe po qëndron e karantinuar në shtëpinë e saj në Stamboll të Turqisë dhe siç është shprehur vet modelja, nuk ka mundur ende të takohet me familjarët e saj.

https://www.instagram.com/p/B_UxfmeFA6A/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]