Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mos e hidhni llakun e tharë të thonjve

nga Revista Kosovarja

Kur llaku i thonjve thahet paksa nga qëndrimi dhe bëhet tepër i trashë, hidhni mbi të disa pika acetoni dhe tundeni mirë. Kur të arrini dendësinë e dëshiruar të llakut, hidhni edhe disa pika vaj portokalli

Nëse keni llak të vjetër për thonj i cili është tharë, provoni ta ringjallni sërish me ndihmën e disa metodave.

Këtë truk e dinë me siguri shumë gra, mirëpo po e përmendim për shkak të atyre të cilat për këtë gjë ende nuk kanë dëgjuar, dhe është shumë e thjeshtë.

Kur manikyri juaj thahet pak dhe bëhet shumë i trashë, hidhni disa pika aceton në të dhe tundeni mirë. Kur të keni arritur trashësinë e dëshiruar të llakut, hidhni edhe disa pika vaj portokalli, mbylleni mirë llakun dhe lëreni të ziejë në ujë të nxehtë.

Moneytizer Paragrafi 4

Një truk tjetër është të vendosni manikyrin e thonjve në frigorifer gjatë natës për ta ngrirë plotësisht. Në mëngjes vendoseni në ujë të vluar dhe prisni që të tretet.

Tekstura e tij do të bëhet më e butë dhe më e lëngshme, kështu që lehtë do të mund ta aplikoni sërish pa probleme.

Gjithashtu ruajini llaqet në vende të ngrohta sepse nuk e duan të ftohtin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]