Disa kërkime paraprake sugjerojnë se një dietë e lartë në sheqer rrit nivelet e sheqerit në gjak, duke rritur radikalet e lira dhe komponimet që nxisin inflamacionin.
Me kalimin e kohës, sheqeri i tepërt rrit rrezikun e obezitetit, rrit rrezikun e diabetit dhe gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kushteve si kancere të caktuara dhe sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, thotë dietologia Brigitte Zeitlin.
Kur flasim se sa sheqer në ditë është shumë, përgjigja nuk është plotësisht e qartë. Udhëzimet më të fundit dietike rekomandojnë që sheqernat e shtuara të përbëjnë jo më shumë se 10 për qind të kalorive ditore. Kjo është rreth 38 gram ose 10 lugë çaji për gratë, dieta e të cilave përmban 1,500 kalori ose 50 gram (13 lugë çaji) për burrat, dieta e të cilëve përmban 2,000 kalori.
Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë besojnë se këto sasi duhet të jenë më të ulëta: 25 gram (6 lugë çaji) në ditë për gratë dhe 36 gram (9 lugë çaji) në ditë për burrat.
Këtu janë disa shenja që tregojnë se mund të hani shumë sheqer.
Probleme me tretjen
Disa kërkime sugjerojnë se sheqeri mund të zvogëlojë shumëllojshmërinë e baktereve të shëndetshme në zorrë brenda vetëm një jave, ndërsa ngadalëson sistemin tretës.
Ushqimet natyralisht të pasura me fibra kanë një efekt pozitiv – dhe njerëzit që hanë shumë sheqer në përgjithësi nuk hanë shumë fibra, thotë dietologia Karen Ansel.
Aknet
Ndërsa ekspertët thonë se aknet nuk kanë të bëjnë me dietën e shumicës dërrmuese të njerëzve, disa studime kanë lidhur shfaqjen e akneve me konsumimin e tepërt të ushqimeve me sheqer.
Në teori, thotë Ansel, sheqeri rrit prodhimin e hormoneve – veçanërisht androgjenet – që janë të lidhura me aknet hormonale inflamatore, të cilat zakonisht ndodhin rreth nofullës dhe gojës, thotë dermatologu Bruce Robinson.
Ndryshimet në humor
Disa kërkime kanë lidhur sheqerin me ndryshimet e humorit, siç është depresioni. Gjegjësisht, sheqeri mund të ndikojë në neurotransmetuesit në trurin tuaj që rregullojnë disponimin tuaj. Sheqeri shkakton një rritje të hormonit “të ndjeheni mirë” serotonin.Pas një kohe vjen një rënie e humorit, kështu që mund të ndiheni të plogësht, nervozë dhe të lodhur.
Probleme me gjumin
Nëse hani tortë ose ndonjë karamele menjëherë para se të shkoni në shtrat, mund të shkaktojë probleme me gjumin. Ju mund të keni probleme për të fjetur, dhe edhe nëse e bëni, nuk do të keni një gjumë të mirë të natës ose nuk do të zgjoheni të pushuar sepse sheqeri në gjak bie gjatë natës, shpjegon Ansel.
Kariesi
Sheqeri është shkaktari kryesor i prishjes së dhëmbëve. Sheqeri ushqen bakteret në zgavrën e gojës, duke prodhuar acide që hanë smaltin e dhëmbëve, duke çuar në kavitete.
Fryrje
Ushqimet e pasura me sheqer mund të shkaktojnë fryrje, shkruan Eat this. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse jeni të ndjeshëm ndaj sheqernave të tilla si fruktoza (sheqeri në fruta) dhe laktoza (në produktet e qumështit), mund të përjetoni simptoma të tjera që janë të zakonshme për njerëzit me probleme të zorrëve.
Presioni i lartë i gjakut
Sheqeri është më i keq për presionin e gjakut sesa kripa, sipas një studimi të botuar në revistën Open Heart. Një dietë me saharozë të lartë mund të rrisë presionin sistolik dhe diastolik të gjakut në vetëm disa javë. Një studim tjetër në British Journal of Nutrition zbuloi se për çdo pije të ëmbëlsuar me sheqer, rreziku i zhvillimit të hipertensionit rritet me tetë për qind.