fbpx

“Mos u habisni kur të ftohet edhe Albin Kurti në Prokurori Speciale, hetimet do ta implikojnë”

nga Revista Kosovarja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale të Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ai tha se Mihali është“mashë” e kryeministrit Albin Kurti dhe s’duhet habitur kur të ftohet edhe kryeministri Albin Kurti nga Prokuroria Speciale,

“Kam thënë me kohë, që krimi dhe korrupsioni në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje është i strukturuar. Nuk vidhet dhe nuk abuzohet me paranë publike pa dijeninë e Albin Kurtit. Dejona Mihali është njëra nga “mashat” e Albinit, për korrupsionin masiv tek 1 mijë kontratat sekrete tek të gjitha ministritë, duke përfshirë edhe KEK-un. Mos u befasoni kur të ftohet për intervistim edhe Albini në Prokurorinë Speciale, sepse jam i bindur që zhvillimi i hetimeve detyrimisht do ta implikojnë edhe ate!”, ka shkruar Selmanaj.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]