Një vrasje në tentativë raportohet se ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mramor të Prishtinës.
Policia njofton se pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuar janë përleshur fizikisht me një person.
Njëri nga të dyshuarit thuhet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili ka pësuar lëndime trupore.
“Fsh. Mramor, Prishtinë 25.07.2022 – 20:31. Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj kosovar janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti është nën hetime.