Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mot i keq, përmbytje, borë…, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes

nga Revista Kosovarja

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga 1 deri më 3 tetor 2025 pritet të ketë reshje të dendura shiu në Prishtinë dhe rrethinë. Këto reshje mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane.

Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, duke arritur deri në 1–2°C.

Në zonat malore pranë Kryeqytetit ka gjasa të shfaqen reshje bore, sidomos gjatë netëve më të ftohta ose në rast të reshjeve të vazhdueshme.

Këshillë për qytetarët:

Moneytizer Paragrafi 4

Kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit.

Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]