Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moti sot i vranët dhe me diell

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ndërsa përreth relievit malor , reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

Të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Moneytizer Paragrafi 4

Përgjithësisht grafiku në fushat termike është duke u rritur në raport me ditët e fundit.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]