Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Moti sot me stuhi shiu e breshëri

nga Revista Kosovarja

Prishtina Weather ka njoftuar se fundjava do të sjell destabilizim të motit dhe rënie të temperaturave. Priten rrebeshe shiu e bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.

Të shtunën fillimisht mbetet nxehtë, por që nga pasdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshëri. Kushte për zhvillime të stuhive me shi mund të priten edhe ditën e diel, derisa temperaturat pësojnë rënie.

Mot jostabil do të mbetet edhe përgjatë javës së ardhshme, me vransira të ndryshueshme dhe të reshura shiu kohëpaskohe, e orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh me bubullima.

20.08 – Kryesisht me vransira, nxehtë dhe zagushi. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]