Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Motoçikleta përplaset me autobusin në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një autobus.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Detaje për Gazetën Express ka dhënë zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]