Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Motra e Besit i bën një dedikim e ëmbël kunatës: Paskam pritur 33 vjet për të

nga Revista Kosovarja

Ana Kallaku ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të fundit, ku ka folur hapur për marrëdhënien me të dashurën e re të vëllait të saj, aktorit Bes Kallaku.

Mbi artikull

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram, Ana ka ndarë detaje për raportin e saj me Ejonën, partneren e re të Besit, duke treguar një afrimitet të veçantë dhe mbështetje të plotë për lidhjen e tyre. Ajo madje ka publikuar edhe një foto ku shfaqet e përqafuar me të, ndonëse duke ia fshehur portretin.

Ndjekësit e kanë pyetur moderatoren për marrëdhënien me kunatën e re, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë mjaft emocionale dhe e drejtpërdrejtë.

“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të”, ka shkruar Ana, duke theksuar se e mirëpret plotësisht në familje partneren e re të vëllait të saj.

Moneytizer Paragrafi 4

E njëjta temë ka ngjallur kuriozitet edhe te ndjekësit, të cilët kanë pyetur nëse çifti do të shfaqet së shpejti publikisht. Sipas Anës, mungesa e daljeve publike dhe fotove të plota nuk lidhet me fshehtësi, por është një zgjedhje personale e Ejonës për të ruajtur privatësinë e saj.

“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë, për të mos u ekspozuar”, ka sqaruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]