fbpx

Motra e Demi Lovatos humb fëmijën gjatë lindjes

nga Revista Kosovarja

Motra e Demi Lovatos ka humbur fëmijën e saj gjatë lindjes. Lajmin e trishtë Madison De La Garcia e ka ndarë me miqtë e saj online në Instagram. Ajo zbuloi se fëmija i saj i parë me Ryan Mitchell vdiq gjatë lindjes, menjëherë pasi iu nënshtrua një operacioni cezarian.

“Në pasditen e 27 shtatorit, pas një seksioni urgjent, Ryan dhe unë mbajtëm vajzën tonë për herë të parë dhe të fundit. Faleminderit Xiomara, që na bëre prindër të engjëllit më të përsosur në parajsë. Mami dhe babi të duan vajza ime e ëmbël”, ka shkruar motra e saj Demi Lovato në postimin e saj.

Këngëtarja ka lënë një mesazh mbështetjeje nën postimin e së motrës, ku i shpreh dashurinë.

“Të dua shumë Xiomara. Një engjëll në çdo kuptim të fjalës. Unë do të jem tezja jote përgjithmonë ”, shkruan Demi Lovato.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]