Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Motra e Rita Orës, Elena nis pushimet verore në këtë vend

nga Revista Kosovarja

Elena Ora, motra e këngëtares me famë botërore Rita Ora, ka zgjedhur brigjet e Ulqinit për disa ditë të mira pushimi, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga ky udhëtim veror.

Mbi artikull

Në një seri fotografish të publikuara së fundmi, Elena shfaqet duke shijuar natyrën dhe qetësinë e lagjes Ada Bojana – një zonë e njohur për bukurinë e saj dhe e cila, sipas burimeve, është vendi ku familja Ora zotëron një vilë pushimi.

Moneytizer Paragrafi 4

Në pozat e ndara me ndjekësit, Elena duket në formë të shkëlqyer, teksa relaksohet buzë detit dhe tregon linjat trupore në veshje plazhi. Ajo ka zgjedhur një stil natyral dhe elegant për këto ditë pushimi, ndërkohë që vëmendjen e fansave e morën edhe detajet nga vendi ku qëndroi.

“Ishte një udhëtim Ballkanik, bejb”, ka shkruar Elena në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se vizita në Ulqin ishte pjesë e një aventure më të gjerë në rajon.

Përveçse motra e Rita Orës, Elena është edhe menaxherja e saj dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e këngëtares shqiptaro-britanike. Megjithatë, ajo di gjithashtu si të ndajë kohën për veten, dhe këto ditë relaksi janë një dëshmi e qartë e balancës që mban mes punës dhe jetës private.

Ulqini dhe Ada Bojana vazhdojnë të mbeten destinacione të dashura për shumë shqiptarë dhe figura publike, që gjithnjë e më shumë po i zgjedhin për pushime verore me stil dhe qetësi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]