Nuk është hera e parë që VIP-at me famë botërore vijën në Shqipëri, pse jo edhe si një destinacion për të kaluar disa ditë pushimi dhe relaksi.
Elena Ora, motra e këngëtares unike Rita Ora ka ardhur në vendin e saj të origjinës për të kaluar disa nga ditët e nxehta në bregdetin e jugut. Përmes një postimi në instagramin e saj ajo ka treguar për ndjekësit pamje nga qëndrimi i saj në plazh, ku siç duket i paska pëlqyer.
Madje gjatë mbrëmjes ajo mori pjesë në një koncert të këngëtares Dafina Zeqiri.
Nga videot që Elena ndau me ndjekësit, la të kuptohet se ishte tejet e kënaqur nga performanca e Dafinës dhe se ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj.