Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Motra e Trump ç’ka s’kujtohet një e zezë flet për vëllain

nga Revista Kosovarja

Motra më e madhe e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, një ish gjyqtare federal, ka thënë se vëllai i saj është një gënjeshtar që “nuk ka parime”, zbulojnë regjistrimet sekrete.

Mbi artikull

Vërejtjet kritike të Marianne Trump Barry u regjistruan nga mbesa e saj, Mary Trump, e cila muajin e kaluar botoi një libër që ekspozonte presidentin.

“Gënjeshtrat e tij, oh Zoti im”, dëgjohet të thotë zonja Barry. “Thjeshtë hipokrizi dhe kjo mizori.”

Mary Trump tha se ajo kishte përgjuar tezën e saj për të mbrojtur veten nga proceset gjyqësore.

Moneytizer Paragrafi 4

Trump iu përgjigj zbulimeve të fundit në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë: “Çdo del diçka e re, kujt i plas”, shkruan ora news.

Regjistrimet u raportuan së pari nga The Washington Post dhe më pas nga Associated Press.

Në regjistrimet sekrete, zonja Barry kritikon politikën e emigracionit të administratës Trump, e cila ka çuar në mbajtjen e fëmijëve në qendrat e ndalimit të emigrantëve në kufi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]