Motrat Mustafa janë të njohura për publikun shqiptar që kur u inkuadruan në botën e muzikës, në moshë shumë të re.
Nga atëherë ato janë veçuar edhe si bilbilat e muzikës shqipe, duke argëtuar audiencën me zërin e tyre unik, shkruan “Kosovarja”.
Të gjitha arrin të marrin vëmendjen e medieve rozë me anë te postimeve të tyre në rrjete sociale, duke u shndërruar çdo paraqitje e tyre në lajm.
Ndër to veçohet motra Shkurta e cila karakterizohet për stil plotë sharmë dhe cdo paraqitjes i kushton kujdes deri në detajin e fundit duke mos i ndjerë vitet por që gjithmonë arrin ti bëjë konkurrencë edhe vajzave të reja.
Nga martesa e saj ajo ka dy fëmijë, por duket që numri i anëtarëve të familjes pritet të rritet së shpejti, pasi këngëtarja është në pritje të ëmbël.
Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale duke u shfaqur me barkun e rrumbullakosur në të cilin po duket perfekt.
Këtij momenti i janë gëzuar edhe motrat, të cilat po bëhen teze përseri./Kosovarja/