Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mozzik emocionon me fjalët për nënën me rastin e ditëlindjes

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur Mozzik ka emocionuar ndjekësit me një postim të ndjerë kushtuar nënës së tij, në ditën e saj të lindjes. Ai ka ndarë fjalë prekëse, ku shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e pakufishme për gruan më të rëndësishme në jetën e tij.

Mbi artikull

“Nënë e dashur Urime ditëlindjen! Sot më shumë se çdo ditë tjetër dua të ndalem dhe të falënderoj Zotin që më ka dhuruar një nënë si ti. E di mirë me sa vështirësi na ke rritur… çdo hap i yti ka qenë sakrificë, çdo buzëqeshje ka fshehur dhimbje dhe çdo fjalë e jote ka qenë forcë për ne”, shkruan Mozzik mes tjerash, shkruan Indeksonline.

Ai ka treguar se pavarësisht humbjeve dhe dhimbjeve që ka kaluar nëna e tij, ajo gjithmonë ka arritur të japë dashuri, ngrohtësi dhe forcë. Mozzik e quan atë “heroin e gjallë” dhe “dashurinë më të pastër që ekziston në këtë botë”, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe paqe në shpirt.

Postimi i reperit është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit e tij, të cilët janë prekur nga dedikimi i sinqertë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]