Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mozzik nuk ndalet, CD e shpërndanë edhe në këtë vend

nga Revista Kosovarja

Mozzik po vazhdon të shpërndajë CD nga albumi i fundit i tij

Reperi i njohur kosovar bëri bujë të madhe kur në mes të pandemisë mblodhi shumë të rinj rrugëve të vendit tonë duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Më pas vazhdoi me vizita te kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku të dyve ia dha nga një CD.

Tani Mozzik ka vizituar Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ku ka shpërndarë CD nga albumi tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të bërë nga faqja zyrtare e Shërbimit Korrektues të Kosovës në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Mozzik viziton Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe të miturit e Qendrave Edukativo-Korrektuese në Lipjan

Në vazhdën e aktiviteteve kulturore artistike të SHKK-së, sot Rep këngëtari, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik “Mozzik”, vizitoi Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur, Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Qendrën Korrektuese Smrekonicë.

Vizita u realizua në ambientet e hapura të institucioneve korrektuese dhe në harmoni të plotë me masat mbrojtëse ndaj pandemisë “Covid 19”.

Në fund të vizitës, të miturve dhe të dënuarve u shpërndau nga një CD dhuratë nga Albumi i tij i fundit. Vizita e Mozzik është mirëpritur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e në veçanti nga të miturit e qendrave korrektivo edukuese dhe të dënuarit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]