Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mozzik reagon pasi që ia thyen studion

nga Revista Kosovarja

Mozzik ka publikuar pamjet nga dëmet që ia shkaktuan njerëzit që ia thyen studion muzikore.

Reperit Mozzik sot i ndodhi një e papritur, e cila nuk ishte aspak e këndshme.

Përmes postimeve në Instagram, artisti bëri të ditur se dikush ia ka thyer studion muzikore, ku po punonte për projektet e reja.

Ai publikoi disa video, me të cilat tregon dëmet që ia shkaktuan personat që thyen xhamat e studios muzikore.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sa të lig që jeni”, është mbishkrimi që reperi ia ka lënë njërës video.

Ky veprim vjen pak ditë pasi Mozzik konfirmoi se është duke punuar rreth albumit të ri, pak kohë pasi lansoi “Mozzart”.

Detaje të tjera rreth asaj se kush mund t’ia ketë shkaktuar këtë dëm, Mozzik nuk i ka bërë ende të ditura.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]