Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mozzik tregon se si qëndrojnë raportet e tij me Taynën

nga Revista Kosovarja

Disa ditë më parë në media u përfol se dyshja e njohur e reperëve, Tayna dhe Mozzik, nuk janë më miq.

Mbi artikull

Tayna nuk e ndjek më Mozzik-un në rrjete sociale dhe kjo la hapësirë për dyshime.

Këto dyshime u shtuan akoma më shumë sot. Futbollisti i njohur Shkodran Mustafi publikoi një video duke dëgjuar këngën e Mozzikut dhe Taynës, duke i etiketuar që të dy.

Moneytizer Paragrafi 4

Këtë video, e shpërndau më pas reperi, i cili vendosi flamurin shqiptar mbi emrat e tyre. Ky veprim u nënkuptua si fshehje e emrit të Taynës.

Mirëpo, i kontaktuar nga “Iconstyle”, Mozzik ka treguar se marrëdhënia me Taynën nuk ka ndryshuar dhe se ajo është shoqja e tij më e mirë.

“Joo, janë të pavërteta, Tayna është shoqja ime më e mirë. Flamurin e kam vendosur pa vetëdije mbi emrin e saj dhe timin”, është shprehur reperi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]