Sot është një ditë e veçantë për Mozzik dhe Getinjo.
Nëna e tyre po feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk kanë munguar urimet nga ana e tyre.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai ka uruar nënën e tij të ketë shëndet, derisa thotë se gjithë suksesin ja dedikon asaj.
“Urime ditëlindja nanë e dashur. Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht janë ato që na përcjellin më së shumti. Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty. Të dua nanë!”, ka shkruar Mozzik në një fotografi ku shihet e ëma bashkë me vajzën e tij, Hana.