Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

MPB-ja thotë se migracioni për qëllime të punësimit në Schengen është në rritje

nga Revista Kosovarja

Ministria e Punëve të Brendshme të premten ka mbajtur takimin e rregullt me Atashetë e Migrimit të ambasadave të huaja në Kosovë, me qëllim për të diskutuar trendët e përgjithshme të migrimit, me theks të veçantë në monitorimin e procesit të lëvizjes së kosovarëve pas procesit të liberalizimit të vizave.

Mbi artikull

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka deklaruar se migracioni i parregullt nga Kosova ka shënuar rënie ndërsa migracioni i rregullt me qëllim të punësimit është në rritje.

“Që nga fillimi i zhvillimit të politikave të migracionit të artikuluara në kuadër të dokumenteve strategjike, fokusi kryesor ka qenë tek parandalimi i migracionit të parregullt dhe garantimi i migrimit të sigurt, të organizuar dhe të rregullt. Dhe kjo qasje e ndërtuar ndër vite ka dhënë rezultatet e saj dhe tashmë tendencat e migracionit, veçanërisht migracioni i parregullt nga Kosova drejt Bashkimit Evropian, ka shënuar një zvogëlim të ndjeshëm, ndërsa trendi i migracionit të rregullt, veçanërisht për qëllime të punësimit, është në rritje”, citohet Gashani në komunikatën e Ministrisë.

Ai ka theksuar se si institucione kanë bërë përgatitjet e duhura për të menaxhuar lëvizjen e qytetarëve pas procesit të liberalizimit, duke përfshirë informimin e qytetarëve lidhur me të drejtat dhe obligimet që derivojnë nga kjo liri e lëvizjes. “Në bazë të raporteve, të cilat i kam pranuar nga mekanizmat përgjegjës institucionalë deri më tani, çdo gjë është duke shkuar në suaza normale dhe nuk janë raportuar raste të mosrespektimit të rregullave”, citohet Gashani.

Moneytizer Paragrafi 4

Tutje Gashani, vuri në dukje se në fushën e legjislacionit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në bazë të planit legjislativ të Qeverisë, presin miratimin e ligjit të ri për të huajt, që sipas tij është një ndër ligjet bazike që rregullon fushën e migracionit në Republikën e Kosovës.

“Në kuadër të këtij projektligji kemi përfshirë disa çështje me rëndësi, të cilat padyshim se do të avancojnë sistemin për menaxhimin e migrimit në vend. Fokus i veçantë i është kushtuar parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe direktivave të BE-së që kanë të bëjnë me trajtimin dhe kthimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Gashani.

Në këtë takim u diskutuan për çështje të ndryshme për fushën e migrimit. Në këto diskutime morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyrtarë të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Atashe, si dhe organizata që mbështesin fushën e migrimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]