Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Mrekullia 11A”, konfirmohet një i mbijetuar nga tragjedia ajrore në Indi

nga Revista Kosovarja

Të paktën një nga 242 personat në bordin e avionit të kompanisë “Air India”, që u rrëzua pak pas nisjes nga aeroporti i Ahmedabad-it, duket se ka mbijetuar.

Mbi artikull

Kështu raporton BBC, që citon Komisionerin e Policisë së Ahmedabad-it, GS Malik, i cili i tha agjencisë së lajmeve ANI se ka një të mbijetuar, i cili kishte qenë i ulur në vendin 11A në bordin e avionit Boeing 787-8 Dreamliner.

Duke folur për agjencinë indiane ANI, Malik tha se i mbijetuari “është në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore”.

Manifesti i fluturimit i shpërndarë më herët nga autoritetet tregon se pasagjeri në vendin 11A ishte Vishëash Kumar Ramesh, një person me shtetësi britanike.

Moneytizer Paragrafi 4

Mediat indiane raportojnë se kanë folur me Vishëash në spital dhe ai ka ndarë kartën e tij të imbarkimit që tregonte emrin dhe vendin 11A.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, u dëgjua një zhurmë e madhe dhe më pas avioni u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, ka thënë i mbijetuari.