Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

MSh shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione e organizata

nga Revista Kosovarja

Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë për disa institucione të vendit një numër simbolik të maskave mbrojtëse për personelin e tyre.

Mbi artikull

Siç thuhet në njoftim, gjatë ditës, disa institucione i kanë pranuar këto maska mbrojtëse, derisa disa të tjera ato do t’i pranojnë nesër.

Maskat janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvisë së Kosovës 250, Rektoratit të UP-së 500, Këshilli Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150 maska.

Në këtë aktivitet që ndër të tjera synon edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët e vendit pavarësisht se në çfarë institucioni apo organizatë shërbejnë, do të përfshihen edhe institucione të tjera.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]