fbpx

Muhamet Mavraj : E di ku të lëndojnë ty Drenicë

nga Revista Kosovarja

(Poezi e motivuar nga nënvçmimet ndaj drenicarëve dhe braktisja në ditë të vështira)

Kurrë nuk të lanë me çu krye
E kryet kurrë s’ta ulën

E di ku të lëndojnë Ty
Drenicë

Tani në ujë a në lot deri në fyt
Notojnë legjendat
e patreguara

Veshu pak orë
e Zanës
se m’i shiton sytë kur të shoh

Vrragët tua
janë pasqyra e nderit
Ku befas e zbulojnë veten
Ndërgjegjet e fshehta

E të qëllojnë ty nga trishtimi

Nuk ke faj ti
që Je kapitulli i parë i lirisë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]