Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mund të hapen edhe rreziqe kriminale!

nga Revista Kosovarja

Beteja kundër koronavirusit, mund shpërqendrojë vëmendjen e botës nga segmente të tjera të problemeve, përfshirë edhe akte kriminale.

Nga data 24 marsi i këtij viti, kur ishte nisur për në Preshevë, 42 – vjeçari Besnik Osmani, ka humbur pa gjurmë. Flitet në medie ,gjithnjë duke përcjellur apelet dhe kërkesat e familjes së tij.

Vetura e tij, siç u tha zyrtarisht është gjetur në rrugët dytësore të fshatit Muqibabë, por ajo që është esenciale, për Besnikun nuk ka informacione.

Disa raste të shumë personave që humbeshin nëpër Kosovë anë e kënd vendit, para koronavirusit, pushtonin vëmendjen e FSK-së, policisë dhe të shoqërisë civile duke u bërë raste brengosëse të 24 orëshit në Kosovë.

Moneytizer Paragrafi 4

Mjerisht, koronavirusi ka lënë shumëçka nën hijen e vet, për shkak të vetizolimit të popullatës.

Mungesa e lajmeve për Besnikun, shton brengat qytetare, se nën hijen e pandemisë Covid-19, mund të ndodhë shumëçka, meqë globalisht pandemia po e preokupon gjithë botën me informacione të kobshme dhe statistika që nuk i kemi përjetuar deri më tani.

Edhe në Gjermani afër Frankfurtit, është gjetur i vdekur Ministri i Financave, që sapo kishte deklaruar ndihmat financiare për pandeminë aktuale.

Krejt kjo, mund të jetë shumë më e prekshme nga një kënd tjetër e që duhet të shërbejë për ngritje të vigjilencës qytetare në gjithë botën, duke përfillur rregullat njerëzore paralelisht me ato ligjiore. S.K. / Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]