E keni parasysh atë ndjesinë, kur je në gjumë të thellë dhe zgjohesh befasisht nga dhimbjet e këmbëve? Këto ngërçe ndodhin deri në 60% të të rriturve, sipas një studimi në revistën American Family Physician.
Për të eliminuar problemet, shumica prej nesh i besojnë kurave popullore, por edhe mjekimeve të specializuara. Por a ndihmojnë ato vërtet?
Rezulton se marrja pak nga lëngu i kastravecave turshi mund të ndalojë dhimbjet, plus të parandalojë shpërthimet e ardhshme.
Zbuloni ku fshihet sekreti!
Pse ndodhin ngërçet e këmbës gjatë natës?
Shkaku nuk është gjithmonë i qartë, por hulumtimet zbulojnë se ato kanë më shumë gjasa të ndodhin kur jeni të dehidratuar. Kjo veçanërisht në ditët e nxehta, ku ekuilibri i elektroliteve ose mineraleve jetike për funksionimin e muskujve, si natriumi, kaliumi dhe magnezi janë varfëruar.
Një tjetër shkaktar i zakonshëm është “sindroma e luftëtarit të fundjavës”, kur mbingarkoni muskujt tuaj. Shëtitjet e gjata, më shumë kohë e shpenzuar me punët dhe angazhimet e tjera, mund të ngarkojnë muskujt e këmbëve tuaja.
Edhe nëse nuk ndjeni domosdoshmërisht dhimbje gjatë ditës, ajo mund të shfaqet në ngërçet e këmbëve gjatë natës. Pse? Përdorimi i tepërt i muskujve zbraz rezervat e energjisë, duke i bërë ata më të prirur ndaj ngërçeve të dhimbshme.
Si ndikon lëngu i kastravecave turshi në reduktimin e ngërçeve të këmbës?
Mund të tingëllojë e çuditshme për disa, por shumë studime tregojnë që pak lëng nga kastravecat turshi ndalon ngërçet në këmbë dhe sekreti është tek: acidi acetik.