Murati është rikthyer në “Përputhen”.
Një tjetër protagonist i rëndësishëm i “Përputhen” është rikthyer sot në emision.
Bëhet fjalë për Muratin i cili tashmë është bërë një ndër konkurrentët e dashur të “Përputhen” që përflitet mjaft shumë nga publiku.
Disa ditë më parë emisionit i është bashkuar një vajzë e re e cila rezulton të jetë edhe ish-shoqe e Jasminës, që deklaroi pëlqimin e saj për Muratin.
Ndërsa Sindi tashmë është deklaruar vetëm për Muratin pas një përballje të fortë që pati me konkurrentët djem të “Përputhen”.
Sot Muratit iu bë pyetja se me cilën vajzë do të dilte këtë jave mes Olës dhe Sindit dhe përgjigja e tij habiti të gjithë në studio pasi Murati ka shprehur pëlqimin e tij pës Sindit që kohë më parë.
Ai zgjodhi Olën për takimin e radhës duke thënë se dëshironte të dilte edhe në një takim para se të vendoste se çfarë ndjen për Sindin.