Murati ndryshe nga Kurti: Nuk ka rrezik për luftë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ndonëse krerët e shtetit në çdo deklarim kryefjalë e kanë “luftën” dhe “sulmin” nga Serbia, të kundërtën e mendon ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ky i fundit, ka thënë se situata është e qetë.

Gjatë raportimit të mërkurën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati u pyet nëse deklarimet për luftë largojnë investitorët.

“Jemi të koordinuar në të kaluarën rreziku ka ardhur edhe nga vetë brenda territorit kurse tash me rend dhe ligj nuk ka rrezik, çka mund të ketë rrezik është jashtë vendit në këtë rast, Serbi”, u shpreh Murati.

Murati u pyet nga anëtarët edhe për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian, ndërsa ai tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për largimin e tyre.

“Masat e keni parë se raporti është përgatit nga përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe presim një vendimmarrje. Sa i përket problemeve ka disa raste te Ministria për Komunitete dhe Kthim që ka qenë fondet për mbështetje të komunitetit serb. Kanë pësuar zona ku ka me shumë serbe”, u shpreh Murati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]