Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Muriqi dhe Rashica shijojnë bashkë pushimet në Turqi

nga Revista Kosovarja

Yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, kanë nisur pushimet së bashku.

Futbollistët e njohur përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se si destinacion të këtyre pushimeve kanë zgjedhur Turqinë, gjersa janë bashkë partneret dhe fëmijët.

Në bazë të asaj që kanë shpërndarë në Instagram, ata po kalojnë një kohë joproduktive jashtë angazhimeve të zakonshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Të dy kanë qenë të ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në katër ndeshjet që zhvilluan gjatë këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Këta duket se po bëjnë tani pushimet, për t’u rikthyer me përgatitjet sezonale me klubet e tyre.

Të njëjtit siç shihet kanë një raport shumë të afërt, ndonëse Muriqi të shumtën e kohës e kalon në shtetin turk.

Vedati momentalisht luan për Lazion, teksa Rashica pjesë e Norwichit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]