Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Muriqi: E kam përjetuar luftën, kam parë gjëra që s’do të donte t’i shihte asnjë njeri

nga Revista Kosovarja

Muriqi: E kam përjetuar luftën, kam parë gjëra që s’do të donte t’i shihte asnjë njeri

Mbi artikull

Vedat Muriqi është kthyer prapa në kohë duke e kujtuar fëmijërinë e tij të vështirë.

Sulmuesi kosovar, në një intervistë për “Radioestadio”, e ka kujtuar edhe kohën e luftës në Kosovë, të cilën fatkeqësisht e kishte përjetuar.

E emocionuar, 28 vjeçari i ka kujtuar ato momente, të cilat nuk do të donte t’i provojë askush.

Moneytizer Paragrafi 4

“E kam përjetuar luftën dhe kam parë gjëra që asnjë njeri nuk do të donte t’i shohë. Kam përjetuar shumë gjëra në jetë”, është shprehur prizrenasi në intervistën e tij të gjatë me mediumin spanjoll.

Sulmuesi kosovar madje ka zbuluar se ka kryer punë të ndryshme kur ishte më i ri dhe kur jetonte në Prizren, vetëm për të fituar, shkruan “Gazeta Express”.

“Para disa vitesh kam punuar kamerier në Kosovë, kur isha 13 e 14 vjeç. Kam parë shumë gjëra. Punoja në një ‘grill house’. Punoja në një skarë dhe kujdesesha për sallatat. Kam filluar të punoj që në moshën 9 vjeçare. Kam bërë punë të ndryshme”, deklaroi sulmuesi kosovar.

Muriqi po e gëzon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa i ka realizuar 8 gola në 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Mallorcan.

28 vjeçari realizoi edhe mbrëmë në fitoren ndaj Atletico Madridit.