Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se më shumë e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës ylli botëror Dua Lipa sesa kryeministri, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ky vlerësim i saj erdhi si pasojë e mosmbajtjes së ngjarjes më të madhe në Kosovë “Sunny Hill”, i cili u zhvendos në kryeqytetin e Shqipërisë.
Musliu Shoshi tha se Qeveria e ka penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore duke i thënë “JO” Dua Lipës.
“Më shumë e ka përfaqësu Dua se Vjosa, Albini e Donika bashkë!
Dua Lipa nuk ka nevojë për prezantim e as promovim, pra e zgjodhi Kosovën për Kosovën jo për veti. Shumë të rinj e të reja në botë e dijn ku është Kosova në hartë falë Duas.
Pra, me i thanë JO, Dua Lipës, i ke thanë Jo promovimit të Kosovës e në veçanti ke penguar zhvillimin e diplomacisë kulturore për të cilën, sot, ka shumë nevojë!
Andaj,Dukagjin Lipa , me vjen keq që gëzimi i madh për ndryshim është shnëdrruar në zhgënjim!”, shkroi ajo.