Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të vendit.
Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi ka pyetur presidenten Osmani se ku është fshehur.
“Neni 83 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës ju parasheh si “përfaqësuese e unitetit të popullit”. Nuk jeni notere, siç Albin Kurti ju ka shtyer të besoni”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë i saj:
Zonja Presidente, ku je fshehë?
Neni 83 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës ju parasheh si “përfaqësuese e unitetit të popullit”. Nuk jeni notere, siç Albin Kurti ju ka shtyer të besoni.
Andaj, ndonjëherë kur është nevoja – e tash është nevoja – mund të shpreheni për gjërat që shumicës parlamentare e ekzekutivit nuk i pëlqejnë.
Kuptojeni që “uniteti i popullit” nënkupton më shumë se “unitetin e shumicës qeverisëse” – ani pse deri më tani nuk jeni asgjë më shumë se sa “përfaqësuese e unitetit të shumicës qeverisëse”.