Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Musliu thotë se nuk mungojnë barnat në veri: Atje ka shumë medikamente dhe plot armatim

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu, ka përgënjeshtruar pohimet e Serbisë për mungesë të barnave në veri të Kosovës.

Mbi artikull

Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar se pohimet e tilla janë një luftë tipike hibride e Serbisë.

“Serbia thotë se ka mungesë të barnave në veri të Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë! E vërteta është se ka shumë medikamente dhe plot armatim! Këto foto janë realizuar sot. Kjo është një luftë tipike hibride”, ka shkruar Musliu, duke treguar fotot e armëve të konfiskuara gjatë bastisjes së sotme në veri.

Policia e Kosovës ka kryer të shtunën bastisje në shtatë lokacione në pjesën veriore, lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Moneytizer Paragrafi 4

Bastisje janë kryer në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht te një podrum i lagjes “Tre Rrokaqiejt”, policia ka gjetur mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba.

“Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara: 87 copë eksplozivë të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola) 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, municion të kalibrave të ndryshëm, 63 detonatorë elektrikë, 23 detonatorë mekanikë, 1 orë për aktivizim, 1 granatë dore M79, 3 tuba fitila ndezës”, ka thënë Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Në zonën e bastisjeve janë parë edhe pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.