Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mustafa: Dekretimi i Presidentit është Kushtetues, e presim vendimin e Gjykatës

nga Revista Kosovarja

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se dekretimi i Avdullah Hotit nga presidenti është Kushtetues.

Mbi artikull

Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë, shtoi se koalicioni me AKR-në, ende nuk është arritur.

“Procesi është kushtetues dhe nuk mund të merret kjo masë. Nëse merret vendimi nga kushtetuesja nuk do të lëvizim nga Kuvendi, por presim që ta merr vendimin në tërësi”, tha ai.

“Me ARK nuk e kemi kryer por parimisht e kemi kryer që ata të jenë pjesë e koalicionit dhe do të bisedojmë se çfarë do ti takojnë AKR-së”, tha Mustafa.

Moneytizer Paragrafi 4

Kurse i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti tha se vetëm e kanë informuar kryesinë e kësaj partie dhe se ende nuk kanë vendosur se cilat ministri do t’i udhëheq LDK-ja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]