Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mustafa: Kurti po e mashtron publikun, rritja e punësimit në Kosovë është vetëm një iluzion

nga Revista Kosovarja

Koordinatori për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Kosova ka shënuar rritje enorme të punësimit gjatë këtyre katër viteve.

Mbi artikull

Mustafa në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo nuk është gjë tjetër përveç se një tendencë për mashtrim të publikut.

“Se çka mund të ketë ndodhë me punësimin gjatë këtyre viteve, më së miri tregon figura e mëposhtme e cila shpërfaqë stagnimin e ekonomisë. Me rritjen ekonomike nën 4%, investimet private në rënie të vazhdueshme, investimet publike më të ulëtat dhe deficitin tregtar më të lartin në histori nuk mund të ketë lulëzim të ekonomisë e as të punësimit”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka shtuar se punësimet e përkohshme nga 6 muaj me para të shtetit nuk flasin për punësim, po vetëm për një mekanizëm të transferit të përkohshëm të një shume të parave te qytetarët.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik!”, ka shkruar Mustafa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]