Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mustafa: Motrës sime i ra të fikët kur pa videon gjoja që kam vdekur

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk i lexon komentet e ndjekësve të tij në Facebook, por megjithatë, ai thotë se e ka parë një video ku ai duket që ka vdekur e po varroset. Ai thotë se një anëtare e familjes së tij e ka parë po ashtu dhe ka menduar se është e vërtetë.

“Motra ime e pa një video që njerëzit kanë shkuar tek varri im e kanë mbajtur fjalime aty e gati i ka rënë të fikët. Ajo u ka thënë të tjerëve pse nuk më tregoni që ka vdekur vëllai im. Jemi në një kohë kur njerëzit po vdesin dhe po varrosen po u bërë e madhe shumë. Kam kontaktuar me policinë dhe me sektorin për krimet kibernetike, ata po merren me të”, thotë ai.

Ai nuk fajëson askënd për videon e qarkulluar në rrjete sociale.

“Nuk mund të ja lë askujt. Kam pasur kërcënime nga militantët e VV’së. Por nuk dua të futem në akuza. Janë pamje brutale dhe kanë asgjë me pamjen e njeriut. Me logjikën. Ai që e ka bërë duhet të jetë i degjeneruar edhe nga pikëpamja njerëzor”, përfundon ai në RTK.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]