Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ma themsuar se nëse LDK-ja do ta drejtonte një Qeveri, hapi i parë do të ishte heqja e reciprocitetit.
Ai kjo për t’i hapur rrugë dialogut, duke shtuar se, nëse Serbia nuk reflekton do të kthehej një reciprocitet i plotë ekonomik dhe politik.I pari i LDK-së ka thënë se ekziston përkrahja për koalicion, duke shtuar se nuk ekziston vendimi për të.
Ai thotë se një gjë e tillë ndodh kur LDK-së t’i ofrohet mundësia për formimin e Qeverisë.
“Deri atëherë presim që VV ta pranojë ose refuzojë mandatin për këtë dhe të mos sillet në prolongimin e deklarimit të saj dhe po ashtu kjo varet edhe nga partnerët tanë, sepse ne do ta bëjmë një qeveri që nuk ka brenda njerëz që kanë probleme me ligjin.Ne tani konstatuam se kemi disponim gjithmonë duke bërë kërkesa që të kemi njerëzit më të mirë në Qeveri, më profesional dhe që jemi të gatshëm ta pranojmë këtë sfidë por gjithmonë duke ndjekur hapat kushtetues”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se janë të interesuar që vendi të mos vazhdojë gjatë me këtë qeveri në detyrë sepse, sipas tij, shumë marrëveshje kërkojnë ratifikim në kuvend.