fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mustafa: S’do të thosha që Qeveria Kurti është e pakorruptuar

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për Qeverinë Kurti, për të cilën u shpreh se nuk do të thoshte se kjo qeveri është e pakorruptuar.

Sipas Mustafës, faktet flasin ndryshe, teksa përmendi ndërrimet që janë bërë në bordet e kompanive publike që sipas tij, janë krejt ndërrime politike të cilat futen në fushën e korrupsionit.

“Kanë dal probleme me pagesat që i janë dash me ju bë punëkryesve. Ka pas në media raste kur kanë kërkuar para në mënyrë që të bëjnë pagesa, dhe këto raste kanë ndodhur në qeverisjen e Kurtit”, është shprehur Mustafa në Syri.

Ish-kryeministri Mustafa foli edhe për opozitën në Kosovë, ku tha se do të donte të kishte një opozitë më konkrete.

“E kam thënë edhe më parë, do të kisha pasur dëshirë të shihja një opozitë e cila është është konkrete, e cila është shumë më dinamike, më e gjallë dhe e cila nuk pret që Albin Kurti do të rrëzohet vetë apo do ta rrëzojë vetveten. Çdo opozitë duhet të synojë të rrëzojë qeverinë. Opozita ekziston në mënyrë që të kundërshtojë dhe të rrëzojë kundërshtarin”, është shprehur ai.

Ai mendon që Kurti nuk po arrin t’i mbajë premtimet që i kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

“Shoh vetëm mungesë të realizimit të premtimeve, të cilat zoti Kurti ka dhënë gjatë fushatave, por edhe më parë si parti opozitare në krye të Vetëvendosjes”, thotë Mustafa.

Mustafa vuri në pah se edhe projektet që kanë qenë aty, janë më vazhduar nga periudha e kaluar, derisa ai mendon se pushteti vazhdimisht krekoset se ka grumbulluar shumë para në Thesarin e Shtetit, por kjo për ish-kryetarin e LDK-së “nuk është meritë e kësaj qeverie”.

“Kështu shpesh deklarohet ministri i Financave në parlament, apo gjatë arsyetimit të parave, ose mburren me atë se grumbullimi parave është më i madhi seç ka qenë në periudhat e kaluara. Por në asnjë moment nuk tregojnë se grumbullimi i parave në buxhet është edhe rezultat i rritjes së çmimeve, pasi rritet edhe baza e llogaritjes së TVSH-së, baza e përllogaritjes së akcizës dhe detyrimeve të tjera edhe fiskale”, shtoi ai.

Por, kur pyetet pse nuk e pranon një rotacion politik pas 20 viteve në Kosovë, Mustafa mendon se “ky rotacion i cili ka ndodhur nuk po i bën mirë, sepse nuk po arrihet asgjë nga ajo që kanë premtuar edhe zoti Kurti në krye të Vetëvendosjes, edhe zonja Osmani, e cila iu bashkëngjit Vetëvendosjes”.

“Unë nuk po shoh se ato zotime po realizohen, nuk po shoh se po bëhen ndryshime të duhura në fushën e ekonomisë dhe se kemi ndonjë politikë ekonomike e cila nxit zhvillimin ekonomik brenda, e cila e rrit punësimin, e cila rrit stabilitetin ekonomik, e cila rrit besimin e qytetarëve që të qëndrojnë në Kosovë dhe të mos ikin nga Kosova ose nuk kemi ndonjë ndryshim sa i përket shtetit ligjor, sepse gjithë ato që kritikuan në qeverisjet e kaluara sa i përket edhe familjarizmit, edhe punësimit, edhe politizimit të vendeve të punës, po ndodhin edhe sot, bile – bile edhe në mënyrë shumë më konkrete se ç’janë bërë më parë”.


Etiketa: Isa Mustafa

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Mbi 1.300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

1 orë më parë
Aktuale

Shqiptari rrëfen momentet e tërmetit në Turqi: Isha në katin e 12 të hotelit kur ra

4 orë më parë
Aktuale

Tërmeti në Turqi, momenti kur nxirret i gjallë nga rrënojat 11-vjeçari

4 orë më parë
Aktuale

Kjo është situata e rrugëve të Kosovës

4 orë më parë
Aktuale

Përleshje në Pejë: Një femër dhe një mashkull rrihen mes veti

4 orë më parë
Aktuale

Tërmeti në Turqi ndjehet edhe në shtetet fqinje, mbi 200 të vdekur në Siri

4 orë më parë
Postimi tjetër

Neymar i shkruan Arbenitës, publikohet mesazhi

Me këtë test do të mësoni për dy sekonda se a është bateria e mirë apo jo

Dhuratës i shkon shumë edhe stili sportiv


TË FUNDIT

A e keni ditur pse mollët dikur kishin tjetër shije?

10 minuta më parë

A kishin mollët e së kaluarës gjithmonë këtë shije? Nga erdhën mollët dhe sa kanë ndryshuar? Origjina e mollës mund...

Efi ka një mesazh për Luizin pas daljes nga “Big Brother”

35 minuta më parë

Eliminimi i Efit nga shtëpia e Big Brother ishte një temë diskutimi që mori mjaft vëmendje. Ky eliminim u diskutua...

Arta Nitaj ironizon Dea Mishel: Kisha shkrujt diçka po më mirë jo

39 minuta më parë

Arta Nitaj, ka shprehur revoltën e saj për mbrëmjen e shtunës në kuadër të spektaklit “BBVA”. Kjo pasi mbrëmja ishte...

Reperi Getoar Selimi: Kur lindi vajza zbulova për sëmundjen time

40 minuta më parë

I ftuar në “Zemër Luana”, për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar...

Vivi vesh xhupin e Atdheut, kështu reagon Xhuli

58 minuta më parë

Ajo është bërë mënjëherë xheloze derisa tha se do i marr xhaketën Brunos. “Po a? Bruno ma sill xhaketën”, thotë...

Mbi 1.300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

1 orë më parë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq...

MË TË LEXUARAT

A do t’i mjaftojnë Kurtit garancitë e SHBA-së për ta bërë Asociacionin?

Xhuli – Atdheut: Të kërkoj falje nëse të kam lënduar, por se kam bërë kastile

Kjo është arsyeja pse Ronaldo dhe Georgina shitën avionin e tyre privat

Këto janë arsyet që ju pengojnë të ecni përpara

Ç’ndodh nëse familja dhe shoqëria e saj nuk e pranojnë Luizin? Përgjigjet Kiara

Ja si të krijoni vendin e punës më atraktiv

Filloreta në muajin e fundit të shtatzënisë: A e ka Fifi vajzë a djalë?

Fifi zbulon nepsin që po e ka nga bebi

Dua fitore: Stresi surpizohet nga Kejsi në BBVK

“Ka ra keq po t’kallxoj”, Artani diskuton me Atdheun për Stresin

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist