Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Myftiu Tërnava e quan të padrejtë dhe të ndikuar politikisht hedhjen poshtë të mocionit nga Specialja

nga Revista Kosovarja

Mytfiu Naim Tërnava ka lëshuar një reagim për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në rastin e ish krerëve të UÇK’së.

Mbi artikull

Tërnava e ka cilësuar si vendim të padrejtë dhe të ndikuar politikisht.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale në Hagë, për të hedhur poshtë mocionin për heqjen e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, është një tjetër vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë, të cilët prej kohësh po mbahen padrejtësisht në burg, me akuza tërësisht të sajuara dhe të pabazuara. Gjykata kishte rastin të fillonte vendosjen e drejtësisë, por për fat të keq mori një vendim të padrejtë, të ndikuar politikisht.”

“Ne besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë dhe mbetemi me shpresë e besim se drejtësia do të triumfojë dhe se djemtë tanë do të kthehen në vendin e tyre. Mbetemi me shpresë se më në fund, Gjykata do të gjykojë mbi fakte, prova dhe argumente – e jo mbi sajesa dhe hamendësime.”

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]