Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë priti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” imamin e Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni dhe delegacionin e tij shoqërues.
Imami i Qabesë do të qëndrojë për vizitë tri ditë në Kosovë.
Ai do të merr pjesë në disa organizime.
Sot do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Nesër do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.
Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.