Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Myrtezani: Afati i peticionit për largimin e kryetarëve të komunave veriore do jetë 45 ditë

nga Revista Kosovarja

Afati i peticionit për largimin e kryetarëve të komunave veriore pritet të zgjasë 45 ditë. Kështu ka bërë të ditur Besim Myrtezani, Udhëheqësi i Grupit Punues.

Mbi artikull

‘’Nuk e dimë përfundimisht se si do jetë, por besojmë që afati po do jetë 45 ditë’’, tha Myrtezani.

Tutje Myrtezani shtoi se duke u bazuar në punën që po bën grupi punues drafti do jetë gati më1 shtator.

Tutje i pyetur për ndihmën që i ka ofruar Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Bashkimi Evropian për procesin e hartimit të udhëzimit administrativ për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës, Myrtezani tha se në këtë proces nuk kanë pasur pasur nevojë për ndihmë teknike apo profesionale.

Moneytizer Paragrafi 4

‘’Gatishmëri për të ndihmuar procesin ka dhënë OSBE dhe BE, ne këtë proces nuk kemi pasur nevojë për ndihmë teknike apo profesionale, drafti ka me qenë i shpërndarë për te gjithë për t’i parë dhe do t’i marrim te gjitha sugjerimet’’, tha ndër tjera Myrtezani.