Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nagavci pas vdekjes së 36 personave nga COVID-19: Gjendja është e paparashikuar gjithandej në botë

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi sot në Kosovë 36 persona vdiqën si pasojë e COVID-19.

Mbi artikull

Përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e viktimave, duke e quajtur ditën e sotme “ditë e rëndë për të gjithë”.

“Jetë të këputura në mes, beteja të humbura me virusin, 36 humbje të jetës së qytetarëve tanë, vetëm sot. Ditë e rëndë për të gjithë. Ngushëllime familjeve dhe miqve të  atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi!”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci iu ka bërë thirrje që qytetarët të kujdesen për veten duke respektuar rekomandimet e institucioneve shtetërore.

Moneytizer Paragrafi 4

“Gjendja është e rënduar dhe e paparashikuar tek ne dhe  gjithandej në vende të ndryshme të botës. Të respektojmë plotësisht rekomandimet e profesionistëve. Të kujdesemi për veten, për njëri-tjetrin, për të gjithë”, ka shkruar Nagavci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]