Ikona e humorit Rasim Thaçi na la sot, pas një beteje me virusin Covid-19, të cilit nuk arriti t’i bëjë ballë.
Shumë ngushëllime e dedikime janë bërë për të sot nga fytyra publike dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshtën, shkruan “Kosovarja”.
Ndër ta ishte edhe Naim Abazi, i cili përmes një postimi në Facebook shprehi dhimbjen që e përjetoi pas lajmit të ikjes nga kjo botë e artistit, Cimës.
Postimi i tij i plotë:
Nje legjende , nje epoke nje piramide me vete ! Nje dite do te shkoje , si te gjthe , por heret miku im ! Kishe akoma per te dhene , kishe akoma per te na thene . Cdo dite i kam shkruar mikut tim doktorit te madh qe u kujdes per ty ? Si e kam Cimen ? S mund ta mendoj qe te dal me pi kaffe aty ku takoheshim gati cdo dite e te te mos takoj ?! Dhembje pasha zotin ! Prehu ne paqe me gjigantet tjere te artit e te kultures qe sjan me !