Ish-zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku, ka ironizuar me të deleguarin për dialogun me Serbinë nga ana e Kosovës, Skender Hyseni.
Në një shkrim të tij në Facebook dhe të të shoqëruar me fotografinë e Hysenit, Maloku ka shkruar: Shkoi Skenderi në Vashington, me folë me Grenellin në telefon.
Kjo ironi e tij, vjen pas vizitës së Hysenit në Uashington, ku ka zhvilluar disa takime lidhur me temën e dialogut me Serbinë.
Por, Hyseni ka bërë të ditur se nuk është takuar me emisarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, por që ka zhvilluar një bisedë telefonike me të.